Shkrimtari Salman Rushdie ka bërë një rrëfim tronditës për ngjarjen e rëndë që përjetoi dy vite më parë, kur u godit me thikë në skenë. Autori fitues i çmimit Booker tha se syri i tij mbeti i varur poshtë fytyrës “si një vezë e zier butë” dhe se humbja e syrit “e mërzit atë çdo ditë”.
“Më kujtohet se mendoja se po vdisja,” tha ai. “Për fat të mirë, gabova”. Rushdie tha se ai po përdor librin e tij të ri, Knife, si një mënyrë për të luftuar kundër asaj që ndodhi.
Sulmi ndodhi në një institut arsimor në shtetin e Nju Jorkut në gusht 2022, teksa ai po përgatitej të jepte një leksion. Ai kujtoi sesi sulmuesi erdhi “duke ngjitur shkallët me shpejtësi” dhe e goditi me thikë dymbëdhjetë herë, duke përfshirë në qafë dhe në bark, agresion që zgjati 27 sekonda.
“Nuk mund ta kisha luftuar”, tha autori. “Nuk mund të kisha ikur prej tij”. Shkrimtari tha se ai ra në dysheme, ku u shtri me “një sasi spektakolare gjaku” rreth tij.