Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar së fundi një projekt-strategji kombëtare 3 vjeçare për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykata, të cilat janë kthyer në një pengesë serioze të aksesit për drejtësi.Pedagogë në fushën e drejtësisë dhe gjyqtarë të pyetur nga Zëri i Amerikës, shprehen skeptikë për zbatimin e kësaj strategjie.
Ndër të tjera lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i cili shkruan në Facebook se sistemi i drejtësisë sot ndodhet në kolaps të tërë.
Postimi i plotë :
Sistemi i drejtesise eshte ne kolaps te plote.
Mali i dosjeve po ja thyen kembet sistemit te gjymtuar e te sakatosur te drejtesise qe zvarritet ne agoni.
Nismat per zgjidhjen e situates nga KLGJ po çojne uje drejt gjykimeve kooperativiste dhe pa cilesi, pra thjesht per te permbushur nje plan evadimi komunist te dosjeve dhe norma ngarkese per gjyqtaret sa absurde aq edhe shkaterrimtare per cilesine e gjykimit.
Ngarkesa te tilla si deri ne 1 mije dosje ne vit per gjyqtar jane prova e nje sistemi te kolapsuar qe ka prekur fundin.
Ne vend se ngarkesa e dosjeve per cdo gjyqtar te ulej per te rritur cilesine e gjykimit, qe ishte gjoja dhe prioriteti me madhor i reformes, mjerisht po ndodh e kunderta pra rritja e tyre ne disa raste me shumefish dhe per pasoje gjykime pa cilesi, pra dtejtesi e gjymtuar.
🟥Rreth 114 mijë dosje janë në pritje për t’u gjykuar.
🟥Situata paraqitet teper e rëndë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku ushtrojnë detyrën 26 nga 78 gjyqtarë, ose 33% e trupës gjyqësore.
🟥Gjykata Administrative të shkallës së parë në Tiranë ka aktualisht 60% të trupës.
🟥Gjykata e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm po në Tiranë me 62%.
🟥Gjykata Administrative e Apelit ka 80 përqind.
🟥Ne Gjykatën e Shkallës së Parë, Dhoma Penale, në Tiranë, në vitin 2023 një gjyqtar gjykoi mesatarisht 800-1000 dosje nga 500, 6 vjet më parë.
🟥Në Gjykatën e Shkallës së Parë, në Tiranë nje gjyqtare ka trajtuar 1 mije dosje ne vit.
PERFUNDIM:
➖️➖️➖️➖️➖️
🔸️Qytetarët janë tepër të dëshpëruar dhe shumë të zhgënjyer, sepse s’po marrin drejtësi dhe në vend të përmirësimit shohin një përkeqësim të vazhdueshëm dhe ky është fakt, që nuk mbulon dot aspak propaganda hipokrite e ditës.
🔸️Mijëra qytetarë nuk do mund të marrin drejtësi në gjalljen e tyre dhe ky është fakt që gjithashtu propaganda nuk e mbulon dot.
🔸️Kapja e drejtësisë nga rilindja është fakt dhe familjarë, miq e shokë rilindas kanë ndërtuar një detashment, që është shtrirë e ka kapur çdo institucion të të ashtuquajturës drejtësi të re nga kreu gjer në fund.
🔸️Pandëshkueshmëria është kthyer në institucion që mbron Kryeministrin, qeverinë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
🔸️Qorrsokakun ku ka hyrë reforma nuk e zgjidh dot rilindja, që e kapi dhunshëm dhe as imponimet propagandistike ndërkombëtare, që duan të shesin tunxhin për flori, nuk e zgjidhin dot as dhjetëra milionë euro të hedhura dëm, por vetëm zbatimi i Kushtetutës së 21-22 korrikut të cilës rilindja ia ka thyer të gjitha kockat.
🔸️Pro reformës mund te jene vetem ata që zbatojnë 21-22 korrikun, që i japin fund pandëshkueshmërisë dhe çojnë para drejtësisë Kryeministrin qeverine e Kryetarin e Bashkise se Tiranës për fajet e tyre të rënda.
🔸️Ndërsa kundër reformës janë rilindasit që bëjnë propagandë kur sistemi i drejtësisë është në kolaps, kushtetuta shkelet dhe rilindasit presin e shqyejnë paratë dhe interesin publik pa u ndëshkuar.