Abilekaj: Ja pse Rama nuk lejon hetimin parlamentar

0
85

Gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se mazhoranca e Edi Ramës nuk është e interesuar që të lejojë punën e dy komisioneve hetimore parlamentare

Në një intervistë për Syri TV, Abilekaj tha se pavarësisht se ndërkombëtarët mund të jenë garant, Edi Rama nuk është hera e parë që shkel marrëveshjet apo dakordësimet që bën me opozitën.

“Nuk ka asnjë ndryshim të mazhorancës ndaj opozitës, nuk ka asnjë dëshirë të mazhorancës për funksionimin e Parlamentit”, tha Abilekaj.

Sipas tij, Parlamenti nuk funksionon dhe dallimi i vetëm është që nuk kemi një opozitë që prish seancat.

Duke u ndalur në funksionimin e Komisionit Hetimor për TIMS, Abilekaj tha se kjo Prokurori që nga gushti deri në prill nuk u mor fare me çështjen, sapo u ngrit Komisioni arrestoi drejtorin e IT-së.

“Qëllimi kush ishte? Që ky drejtori të mos shkojë në Komision dhe po ta shikoni socialistët po kërkojnë që të gjithë ata që po hetohen të mos thirren në komisionet hetimore. Pra kemi një koordinim mes Prokurorisë dhe mazhorancës, një koordinim të qartë për të dështuar punën e komisioneve hetimore”, tha Abilekaj.

Sipas tij, kjo marrëveshje që u bë me mendimin për mirë na rezultoi një naivitet pasi Edi Rama nuk ka ndryshuar.

“Mendoj se janë krijuar kushtet komode që Edi Rama të injorojë opozitën dhe kjo po ndodh”, tha Abilekaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here