Është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim, Agron Bejdolli i cili konsiderohet si krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”.
Agron Bejdolli i shpallur në kërkim, u arrestua nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës, ndaj tij rëndon akuza e pengmarrjes të vëllezërve Beqiraj në vitin 2022.
Burimet mediatike bëjnë me dije se Agron Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.
Bejdolli është krahu i djathtë i Alekdansër Lahos, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi i Shijakut’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata morën peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj më 3 tetor 2022.
Ndaj Bejdollit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për akuzën “heqje e paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin e Shijakut.
NGJARJA
Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, vellezerit Gentian dhe Indrit Beqiraj duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.
Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin Indrit Beqiraj të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.
Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit Indrit Beqiraj është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.