Grupi Parlamentar i PD zyrtarisht ka arritur në 38 deputetë. Pas anulimit të përjashtimeve, në listë mbetet pa u përfshirë vetëm Sali Berisha. Pavarësisht kësaj 11 prej tyre mbledhjet zhvillojnë në selinë e drejtuar nga Lulzim Basha.
Kuvendi i Shqipërisë ka reflektuar kërkesën e Gazment Bardhin për të përfshirë në grupin parlamentar të PD-së të gjithë deputetët që kishin një masë përjashtimi nga Lulzim Basha.
Tanimë në faqen zyrtare lista përbëhet nga 38 deputetë.
Mes emrave gjenden edhe Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj por mungon emri i Sali Berishës.
Burime nga Kuvendi thanë se Sali berisha nuk është rikthyer në listë Pasi ai nuk ka qenë anëtar i grupit parlamentar të PD as kur parlamenti u konstituua me 10 shtator të vitit 2021.