Bashkëshorti vret gruan e tij në Kosovë

Një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj në Pejë të Kosovës.

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar që të gjitha organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mediat raportojnë se është arrestuar i dyshuari i krimit në familje.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit kur vriten vajzat dhe gratë në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Share it :