I shpallur në kërkim për pengmarrje, arrestohet krahu i djathtë i “Rrumit” të Shijakut

Policia e Durresit, Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës, ka arrestuar shtetasin i cili ishte shpallur në kërkim Agron Bejdolli, i njohur edhe si krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut.

 

Një prej pengmarrësve të dy vëllezërve Beqiraj në vitin 2022, Agron Bejdolli, ishte shpallur në kërkim, është ndaluar nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës.

 

Bejdolli është krahu i djathtë i Alekdansër Lahos, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi i Shijakut”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata morën peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj më 3 tetor 2022.

 

Ndaj Bejdollit, ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për akuzën “heqje e paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me “Rrumin e Shijakut”.

 

Për këtë ngjarje kriminale, rezulton i shpallur në kërkim edhe vetë Aleksandër Laho.

 

 

 

Share it :