Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, nëna: Që kur më vdiq burri, vjehrrit donin të më merrnin djalin

Një fëmijë 3-vjeçar është deklaruar i humbur në Policinë e Durrësit. Fëmija jetonte me nënën e tij, ndërsa babai i kishte ndërruar jetë një vit më parë në një aksident rrugor. Denoncimi në polici është bërë nga nëna e fëmijës.

 

Fëmija kishte shkuar tek gjyshërit, prindërit e të atit, por prej 4 ditësh nuk gjendet. Kjo ka bërë që nëna ta denoncoj në polici, e cila fillimisht ka vënë nën arrest gjyshin e fëmijës Rexhep Gunin 58 vjeç. Ky i fundit pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë. Ndërkohë në kërkim është shpallur gjyshja e fëmijës 3-vjeçar.

Nëna ka bërë denoncimin, pasi ish-vjehrri nuk i përgjigjej, por në polici deklaroi se nuk kishin konflikte dhe djalin e merrnin rregullisht, për disa orë në fundjavë

 

Kësaj here kur nëna e fëmijës, ka tentuat t’i marri në telefon ata nuk i janë përgjigjur dhe kjo ka bërë që nëna të bëjë denoncimin.

 

 

 

 

Share it :