Bardhi: Deputetët e Bashës në mbrojtje të mandatit të Xhaçkës, refuzojnë të firmosin padinë

0
124

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas mbledhjes së sotme në selinë blu tha për mediat se  deputetët e grupit të Lulzim Bashës, me urdhër të këtij të fundit, kanë refuzuar ta firmosin padinë, duke dalë në mbrojtje të Olta Xhaçkës.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin ishte i qartë, ku Olta Xhaçka duhej t’i dorëzohej drejtësisë, por u çua mesazhi më i gabuar për luftën ndaj pandëshkueshmlrisë.

“Nëse ti opozitës, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese i heq mundësinë për të marrë drejtësi në institucionet e propozuara nga Kushtetuta, praktikisht ti ke rrëzuar shtetin, ke rëzuar çdo mjet demokratik me të cilat opozita dëshiron t’i bëjë betejat e veta. Ai vendim e detyronte mazhorancën tja dorëzonte drejtësisë Olta Xhaçkën. Mbrojtja politike është mesazhi më i gabuar në luftën ndaj pandëshkueshmërisë që ne të gjithë bashkë kemi rënë dakord që Shqipëria të eci përpara. Mirëpo nuk mund të kemi luftë të rreme ndaj pandëshkueshmërisë. Nuk mund të kemi një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e Edi Ramës. Nuk mund të ketë një mbrojtje politika për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një sulm për kundërshtarët e Edi Ramës.

Për këtë arsye grupi sot ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës. Unë kam besuar se Basha nuk kishte arsye të merrte në mbrojtje Olta Xhaçkën. Shpreh indinjatën time që një pjesë e grupit të Bashës nuk kanë pranuar t’i bashkohen padisë për mandatin e Olta Xhaçkës që do ta ridërgojmë në Kushtetuese. Kështu, duke treguar qarte se kush është në favor  të drejtësisë me vepra, se e fjalë është e thjeshtë. Arbi Agalliu, Oriola  Pampuri, Merita Bakia dhe Salaudin Jakupllari, janë bërë bashkë në mbrojte të Edi Ramës, me urdhër të Bashës.” – tha Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here