Propozimi i PD-së: Të ngrihet një task force me fuqi ekzekutive për të mbikqyrur zgjedhjet

PD ka propozuar një draft lidhur me Reformën Zgjedhore. Në draft-propozimin e prezantuar nga Oerd Bylykbashi në grupin parlamentar, hidhet idea për ngritjen e një task force të drejtuar nga SPAK për zgjedhjet.

 

“PD angazhohet që, të kontribuojë për të bërë vërtet efektive ndalimet dhe sanksionet e përmbajtura në kornizën ligjore aktuale për keqpërdorimin e burimeve dhe resurseve shtetërore, shitblerjes së votës dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, nëpërmjet adoptimit të një mekanizmi të përhershëm mbikqyrës, por të pajisur me fuqi ekzekutive, me përbërje përfaqësues të prokurorisë së posaçme, prokurorisë së përgjithshme, përfaqësues të KQZ dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, të drejtuar nga prokuroria e posaçme”, thuhet në draft propozim.

PD kërkon rikthimin te dakordësia e fundit e arritur nëpërmjet pozitës dhe opozitës ( 5 qershor 2020), për të cilin ka dhe një marrëveshje të firmosur nëpërmjet palëve dhe të mbështetur nga partnerët strategjikë dhe organizatat ndërkombëtare, e për pasojë zhbërjen e pasojave dhe ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor ( korrik dhe shtator 2020), posaçërisht për:

o rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë ku secila parti antare e një koalicioni ka të drejtë të garojë me emrin e saj në fletën e votimit duke i dhënë zgjedhësit të drejtën të votojë për partinë që preferon, brenda koalicionit. Kjo formë koalicioni ka funksionuar me sukses dhe pa asnjë problem nga 2003-2020 dhe ka siguruar dy rotacione politike (2005 dhe 2009).

o Eleminimin e pabarazisë së votës dhe padrejtësisë së rezultatit që prodhuan ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor (korrik dhe shtator 2020) në sistemin zgjedhor.

o Partia Demokratike qëndron plotësisht për listat e hapura në përputhje me standartin e aplikuar nga shumica dërrmuese e mbi 90% të vendeve që përdorin listat e hapura.

 

 

 

 

Share it :