Opozita do të zhvillojë të premten, 19 prill, ora 11:00 protestën para Bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt i kapur në skandalin ‘5D’.
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, shprehet se nuk do të tërhiqemi pa larguar nga zyra kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn.
Postimi nga Belind Këlliçi:
Të premte, datë 19 prill, ora 11:00, sërish në protestë
Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn.