Rënia e euros nuk ul çmimet për shqiptarët, inflacioni sa në vendet e BE

Statistikat e muajit mars tregojnë se rritja e çmimeve në Shqipëri vijon të jetë i njëjtë sa mesatarja e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ndonëse monedha euro ka rënë ndjeshëm në raport me lekun, ç’ka duhet të sillte ulje të çmimeve nga importi, çuditërisht, shqiptarët kanë çmime më të larta se në Bashkimin Europian. Sot, modhena europiane tregtohej me vlerën 101 lekë.

Nëse në Shqipëri konsumohet më shumë mallra importi, të cilat blihen kryesisht në vendet e BE, blerja e tyre në euro do të sillte edhe ulje çmimesh. Por kjo nuk ka ndodhur. Në eurozonë, inflacioni zyrtar ka qënë 2.4 % ndërsa në Shqipëri u shënua pothuaj njësoj në masën e 2.3 %.

Por ulja duhet të ishte më e madhe për shqiptarët nëse i referohemi rrethanës së uljes së madhe të euros. Duket që kjo situatë po favoziron fort importuesit dhe po godet shqiptarët, duke zbuluar hapur se tregu i importit është një monopol që nuk njeh ligjet e tregut, ndërsa mekanizmat e qeverisë janë të korruptuara dhe te paafta të bëjnë diçka.

 

Inflacioni zyrtar në Shqipëri shënon 2.3 % por produket e shportës nuk kanë këtë ulje. Sipas INSTAT, bulmeti, mishi dhe zarzavatet janë rritur mbi 4 %.

 

Nga ana tjetër, importet po rriten ndërsa eskportet po tkurren. Të dhënat e muajit shkurt 2024, tregon se eksportet ranë me mbi 16 % ndërsa importet u rriten me mbi 6 %. Rënia e euros po godet fort prodhuesit dhe eksportuesit ndërsa qeveria po përfiton direkt duke ulur borxhin e saj të jashtëm falë një euro më të lirë. Ditar.al

 

 

 

 

Share it :