Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu këtë të mërkurë.
Prurjet e shumta kanë shkaktuar bllokimin e nënkalimit në Fushë Mamurras.
Bllokimi i zgarave të shkarkimit të ujërave ka sjellë grumbullimin pranë nënkalimit në autostradën Thumanë-Fushë Milot duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve, konkretisht atyre të vogla.