Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetin social “X” ka reaguar në lidhje me bllokimin e 300 qytetarëve kosovarë nga Serbia në kufi me Kroacinë.
Kurti shkruan se Serbia po hakmerret kundër civilëve kosovarë, një ditë pas votimit pro të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.
Ai shprehet se qytetarët, përfshirë edhe fëmijët janë mbajtur arbitrarisht në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe mjekimi, që sipas tij është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.