Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar shpjegime për mosfutjen në rendin e ditës të mocionit me debat pas akuzave se Olsi Rama ka qenë pjesë e grupit kriminal “Xibraka”.
Bardhi: Në kundërshtim me rregulloren, ju nuk keni sjell sot në kuvend kërkesë për Mocion me Debat për çështjen e drogës. Në tentativë për të mbrojtur vëllain e kryeministrit ju keni grisur kushtetutën. Ju jeni kthyer në avokat të drogës. Meqë nuk mbyllni dot procedimin ndaj vëllait të kryeministrit kërkoni të mbyllni seancën.