Kreu i PL-së, ilir Meta ka hedhur sërish akuza mbrëmjen e sotme drejt kreut të SPAK, Altin Dumani, teksa u shpreh se ky i fundit është zëdhënës politik i PS, që vetëm firmos letra.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Meta u shpreh se Dumani nuk reagoi pas deklaratave të ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj kundrejt Ramës, por kur u pyet në të njëjtën ditë për çështjen “ÇEZ-DIA”, ai ka përmendur disa herë emrin e Metës.
Meta: Dumani ka shkatërruar imazhin e SPAK-ut. Vetëm firmos shkresa. Është bërë zëdhënës politik. Kur Arben Ahmetaj dha goditjen ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Dumani të nesërmen mblodhi gazetarët dhe u tha: prisni se do të ketë zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn. Pse e bëri këtë?
Pra ishte kërcënim për Arben Ahmetajn dhe ishte një mesazh për t’I thënë mbylle mos ma ngacmo Edi Ramën, se ai më vuri mua këtu si drejtues i SPAK.
Në të njëjtën ditë që bëri kërcënimin ndaj Ahmetajt, Dumani foli edhe për CEZ-DIA, duke përmendur emrin tim disa herë.