Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi pak dite me parë interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama pas akuzave për përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Rama, në dosjen ‘Xibraka’.
Por Kryeministri Edi Rama bëri të qartë se nuk e pranon një interpelancë me kreun e grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për vëllanë e tij, Olsi Rama. Kjo sepse sipas kreut të qeverisë, akuzat se Olsi Rama është një trafikant që është i lidhur me laboratorin e Xibrakës, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, por janë thjesht halucinacione të Bardhit.
Megjithëse kryeministri e ka detyrim interpelancen kur ajo thirret sipas kerkesave ne ligj, serish shumica vendosi me kartona duke shkelur Kushtetuten.
Nderkohe sot ne Parlament shfaqet nje show tipit propagandistik, ku deputeti socialist Nasip Naço ka thirrurr ne interpelancë ministrin Peleshi për punonjësit e Poliçanit.
Kësaj i thonë: “Kam vetë shkopin e ligjin e bëj ç’të dua me të”.