PS ‘shpik’ debatin brenda radhëve/ Naço i ‘ashpër’ me Peleshin: Punonjësit e kombinatit në Poliçan pa rroga, t’u them të ikin nga Shqipëria?

Deputeti socialist, Nasip Naço po zhvillon interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për pagat e punonjësve të kombinatit në Poliçan.

Naço: Çfarë t’u them punonjëse të kombinatit të Poliçanit që nuk marrin rrogën kur ata të Ballshit, kompani private, rafineri nafte e marrin? Pse ai i Ballshit me tre fëmijë e merr rrogën, ai i Poliçanit me tre fëmijë nuk e merr? Çfarë tu them? Tu them të vijnë te ministria e Mbrojtjes, tu them të ikin nga Shqipëria?

 

Peleshi: Ministria e Mbrojtjes ka edhe tre ndërmarrje shtetërore, si kombinati i Poliçanit, që filloi specialitet me municione të ndryshme.

Prej dy vitesh, situata gjeopolitike ka ndryshuar, për fat të keq vatra konflikti janë duke u ndezur dhe jemi në një periudhë që paqja është më e kërcënuar se kurrë, duke shkaktuar kërkesë të lartë për municione. Shtetet e NATO, vitin e kaluar kanë mbështetur planin për prodhimin e mbrojtjes. Shqipëria ka si detyrim të rrisë kapacitetet operacionale, për t’ju përgjigjur sigurisë. Po hyjmë në një epokë të re dhe duhet të përgjigjemi duke rijetësuar fuqinë ushtarake, me armatime dhe municione. Industria zhvillohet duke tërhequr investime serioze nga vendet aleate në NATO, duke nxitur gjithashtu edhe zhvillimin ekonomik.

 

 

Share it :