Teliti: Me 30 mln € e vjedhura nga “5D”, do ishin ndërtuar 1200 banesa sociale

0
87

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka komentuar sërish ditën e sotme aferën “5D”, dhe vjedhjen e 30 milionë eurove nga kjo kompani.

Në një postim në rrjete sociale, Teliti shkruan se 30 milionë euro e korrupsionit 5D kushtojnë sa ndërtimi i 1200 banesave sociale, teksa kujton dhjetëra familje që janë pa shtëpi e në vështirësi ekonomike.

Më tej Teliti u bën thirrje qytetarëve ti bashkohen protestët ditën e nesërme para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj, pas skandaleve që përfshinë Bashkinë e drejtuar nga ky i fundit.

Postimi nga Dorjan Teliti

Taksa 30 milionë euro e korrupsionit 5D kushton sa ndërtimi i 1200 banesave sociale.

Janë me mijëra familje të cilat presin strehimin e premtuar por kurrë të realizuar.

Janë me mijëra fëmijë të cilët mësimet e tyre i bëjnë në kushte skandaloze, në të ftohtë apo edhe duke u pikuar uji i shiut nga tavani mbi librat dhe fletoret e tyre të shkollës.

Janë me mijëra të moshuar, jeta e të cilëve shkurtohet cdo ditë e më shumë sepse jetojnë në kushte jashtë cdo standarti normal jeteseje.

Janë me mijëra ciftet e reja të cilat nuk guxojnë dot të nisin një jetesë bashkëshortore, sepse nuk kanë as lekët për të paguar qiratë e rritura ndjeshëm këto vite, e jo më të blejnë shtëpi.

❌Dhe kjo sepse ekipi drejtues i Bashkisë së Tiranës, në vend që të mendonte të ndërtonte banesa sociale për shtresat që kanë nevojë, mendonte si e si të gllabëronte miliona e miliona euro me procedura të sajuara e të kopsitura që në fillesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here