Deputeti i PL, Petrit Vasili ka ndarë në rrjetin social Facebook me ndjekësit, pjesë nga fjalimi i sotëm në Kuvend.
“Sot në Kuvend tregova se si Rilindasit kthyen Bashkitë në gërmadha hajdutërie 5D dhe më prefektet duan tu marrin gjithçka ka mbetur”, shkruan Vasili krah videos ku rendit të gjitha denoncimet e bëra sot nga ai, në seancën Parlamentare.
Postimi i plotë:
Sot ne Kuvend tregova se si rilindasit kthyen Bashkite ne germadha hajduterie 5D dhe me prefektet duan tu marrin gjithshka ka mbetur!
Tregova se si Pushteti Lokal i rilindjes eshte kthyer ne nje 5D kombetare qe vjedh te gjitha tenderat dhe parate publike si nje mafie e vertete.
Tregova se si eshte mbushur me mijra patronazhiste te ndyre, qe hane dhjetra milione euro paga.
Tregova se si Bashkite nuk administrojne as ujesjellsat dhe nuk japin sherbime per qytetaret.
Tregova se si jane falimentuar bashkite dhe se si plot te tjera jane ne prag falimentimi.
Tregova se si rrisin taksat qe pastaj vetem vidhen dhe nuk japin as uje te pijshem.
Tregova se si ne Fier Bashkia ngre ndermarje per te paguar e riparuar inceneratorin germadhe dhe te vjedhur, qe nuk punon.
Rilindja nje monster e korruptuar dhe e kriminalizuar.