Afera ‘5D’/ Sot protesta e radhës e opozitës te bashkia e Tiranës

Opozita ka thirrur sërish një protestë të madhe gjatë ditës së sotme përpara bashkisë së Tiranës.

Skandalet dhe aferat korruptive që çuan në arrestimin e një numri të madh drejtorësh të Veliajt kanë sjellë edhe reagimin e banorëve të kryeqytetit por jo vetëm.

Ndërkohë që çdo ditë opozitë dhe media denoncojnë skandale të tjera të vjedhjeve të pandalura nga drejtorët e bashkisë Tiranë të parave publike. Ne ora 11:00 është programuar që qytetarët të protestojnë pranë godinës së bashkisë.

Kujtojmë që disa ditë më parë shoqëria civile së bashku me opozitë protestuan përballë Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Share it :