Drejtorët e Lalit/ Zbulohet një tjetër skemë grabitjeje në bashki

0
94

Skema e vjedhjes së drejtorëve të 5D, të cilët kaluan së paku 20 milionë euro përmes 23 tenderash në kompaninë e tyre private, nuk është korrupsioni i vetëm brenda një bashkie të ndërtuar vetëm si fabrikë parash. Përpos Marenglen Qatos, Redi Mollës dhe Taulant Tushës që tashmë gjenden në burg në fokus të akuzave është vënë edhe drejtori i policisë bashkiake, Ermal Kapllanaj.

të enjten në mbrëmje, ish-kandidati për kryetar i bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, drejtorin e policisë të bashkisë së Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj. Akuza ndaj tij është se njësoj si drejtorët e tjerë, tashmë të burgosur, ai u emërua në detyrë që në fillim të mandatit të parë të Veliajt, duke u marrë nga policia e anti drogës, me qëllimin e qartë për të bërë para. Po si e realizoi këtë? Të gjithë i mbajnë mend aksionet e egra kundër tregtarëve ambulantë të fruta perimeve që zbrisnin në kryeqytet për të shitur pak prodhime të bahçeve të tyre. Policia bashkiake e Kapllanajt u vërsulej atyre duke i gjobitur, sekuestruar mallin dhe duke i proceduar. Qëllimi i shpallur ishte vendosja e rregullit dhe lufta kundër informalitetit në qytet. Por sipas akuzës qëllimi i vërtetë ka qenë tjetër.

Policët e Ermal Kapllanajt demonstronin aq zell dhe egërsi sepse, komandanti i tyre, po planifikonte të kontrollonte tregin e fruta perimeve në Tiranë. Sipas dokumentave të bëra publike nga Belind Këlliçi ndërkohë që Kapllanaj pastronte tregjet nga shitësit ambulanë, ai cakton vjehërrin e tij me punë axhustator, me rrogë 30 mijë lekë në muaj, që të bëhej biznesmen fruta perimesh. Ai bëhet aksioner i kompanisë FRESHMART me objekt: tregti në tregjet e fruta perimeve.

Por historia nuk përfundon këtu. Aksioneri tjetër i kompanisë që ka të drejtën e tregtimit nëpër lagjet e kryeqytetit është babai i një miku të Kapllanajt, Ferdinand Marës që edhe ai punon si oficer në policinë bashkiake (shiko faksmilet nga QKB poshte). Pra dy policë të bashkisë që lirojnë tregjet informale i formalizojnë ato duke ngritur një biznes me emrat e të afërmve të tyre.

“Kjo kompani sipas të dhënave të QKB ushtron biznesin në disa adresa dhe më e fundit është një magazinë e ngritur me lejen e ndërtimit që Erion Veliaj ka firmosur për drejtorin e tij Ermal Kapllanaj në vitin 2019”, tha Këlliçi në emisionin e Ylli Rakipit.

Si për t’i dalë përpara alibisë se Erion Veliaj nuk dinte gjë për këtë aktivitet, politikani demokrat nxori në studio edhe prova me shkrim të implikimit të Kapllanajt në fushatën elektorale të Veliajt. Mesazhe dhe urdhëra që policët bashkiakë t’u bënin like në rrjetet sociale postimeve të kryebashkiakut. Ai nxorri edhe ligjin për policinë bashkiake që iu ndalon pjestarëve të saj të jenë pjesë e partive apo organizatave politike dhe të bëjnë propagandë për to.

Po pse e thyente ligjin Ermal Kapllanaj, në favor të Veliajt? Deduksioni është i qartë, sepse ky i fundit u kishte lejuar të përdornin postin për t’u pasuruar, duke luftuar tregtarët e vegjël të fruta perimeve dhe duke ngritur për vete një monopol, i cila qarkullon deri në 60 mijë euro në vit sipas të dhënave publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

©Lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here