Të bëhemi gati për zgjedhjet” – Duka: Zyrtarë të lartë të qeverisë janë kthyer në biznesmenë

0
65

Partia Agrare Ambientaliste po mban Asamblenë Zgjedhore. Kryetari i PAA, Agron Duka, në fjalën e tij tha se vendi ndodhet në një situatë të vështirë ku korrupsioni është kthyer në rrezik për shoqërinë dhe ekonominë.

Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve të kaluar ishin zhgënjyese, ku kishte bashki që kjo parti nuk ka marrë asnjë këshilltar.

“Në Tiranë e Shkodër kishim rezultate zhgënjyese ku nuk morëm asnjë këshilltar. Puna duhet të nisë që tani për rezultate të mira. Shqipëria në një situatë të keqe, korrupsioni është rrezik për shoqërinë dhe ekonominë

Zyrtarë të lartë janë kthyer në biznesmenë duke u përfshirë në tendera, duke e kthyer ekonominë në monopol shpesh në partneritet edhe me krimin. U rrit kontrolli mbi median dhe presioni mbi opozitën.Opozita humbi 3 vite duke u përccarë e duke luftuar mes vetes, kjo i dha qeverisë më shuëm hapësirë të zgjerojë pushtetine saj dhe të rrisë dozën e abuzimit. ”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here