Ambasadat në mbrojtje të SPAK/ Meta: Kërkoj ndjesë vetëm nëse ato deklarata nuk janë bërë nga Dumani, por nga sozia e tij

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet për reagimet e ndërkombëtarëve pas sulmeve që ai ka bërë ndaj zotit Dumani, theksoi se i qëndron me bindje qëndrimeve të tij.

A jeni ndikuar nga deklaratat e ambasadave që dolën në mbrojtje të SPAK, pas sulmeve të tua?

Meta: Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mua dhe e vërteta.

Unë juve ju paraqita një deklaratë të Dumanit, në shqip dhe në anglisht.

Nëse nuk është Dumani, por sozia e tij, sepse tani në këtë kohë të operacioneve plastike apo inteligjencës artificiale, atëherë unë kërkoj ndjesë.

Jam i bindur që ndërkombëtarët që kanë bërë deklarata, mund të kenë mundësinë t’i shikojnë se cfarë ka thënë Dumani.

Nëse në vendet e tyre, Prokuroria është mbi Gjykatat, në mund të themi që na vjen keq për vendet tuaja.

Kjo na habit se deklarata të tillë kanë bërë edhe shokët e McGonigolit, që merrnin para e puse nafte nga Rama.

Share it :