Arrestimet për protestën, Berisha: Veliaj dhe Taulanti do ndiqen në 4 anët e botës

Ndalimet e personave që morën pjesë në protestën e së premtes janë konsideruar antiligjore nga ana e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në fjalën e tij të përditshme, Berisha deklaroi se Veliaj dhe Taulanti do ta oaguajnë shtrenjtë atë që kanë bërë me protestuesit.

Sipas Berishës, policia ka shkelur konventën e të drejtave të njeriut.

“Vetëm vullneti juaj, vetëm guximi juaj do të mund tu kthejë shqiptarëve drejtësinë.
Do të mundet ti kthejë Shqipërisë drejtësinë e pavarur, drejtësinë e vërtetë, drejtësinë e ligjit.

Me protestën tuaj, me mosbindjen tuaj civile i keni kallë tmerrin, datën këtyre banditëve dhe kriminelëve.

Këto hiena kanë shkuar mbrëmë pas mesnate në kundërshtim me çdo ligj dhe kushtetutë, kanë arrestuar anëtarin e kryesisë së PD-së të degës 2, Alfred Pëllumbin, për pjesëmarrjen e tij dhe fjalën e tij në protestën e bashkisë.
Erion dhe Tualet do ta paguani shtrenjtë aktin tuaj, vetëm njerëz nuk jeni ju.

Dhe u them atyre që shkelin kushtetutën, shkelin konventën europiane të drejtave të njeriut dhe guxojnë e futen në shtëpinë e qytetarëve të ndershëm pas mesnate se, çdo akt i juaj do të marrë ndëshkim madhor, si akt antikushtetues dhe antidemokratike.

Do të ndiqeni jo në Shqipëri, por në të katër anët e botës si kriminelë të rrezikshëm”, tha Berisha.

Share it :