Veriu zbardhet nga dëbora, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në Qafë Thore-Theth

Reshjet masive të dëborës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin Qafë Thore-Theth.

Pas disa javëve me temperatura të larta, duket se moti ka marrë një kthesë drastike në vendin tonë. Njëjtë si në këtë aks, situata paraqitet edhe në disa zona të tjera malore, si Kukës-Shishtavec apo Tamarë-Vermosh.

Fundjava në pjesën tjetër të vendit karakterizohet nga reshje shiu dhe temperatura të ulëta. Sipas sinoptikanëve, muaji Prill do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm.

Share it :