Analisti Andi Bushati, në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, tha se investigimi i RAI3 ka lidhur faktet se si vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, dhe në përfundim del se kemi të bëjmë me një shtet kriminal.
Bushati theksoi se i qëndron idesë se gazetarët italianë duan ti tregojnë kryeministres Meloni se po bashkëpunon me një regjim kriminal.
Analisti tha se nuk po thotë njeri që Olsi Rama ka marrë thasët me drogë dhe i ka kaluar kufirin, por kur del vëllai i kryeministrit nuk heton njeri, madje as e përfshijnë në dosje.