Redi Molla është një nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të rënë në pranga për dosjen “5D”. SPAK e akuzon Mollën si pronarin “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”, që ka përfituar miliona nga tenderat e Bashkisë së Tiranës.
Deklarimin fillestar, Redi Mola e ka bërë në vitin 2016-kohë kur ishte drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, por vihet re se në vitin 2021 ai nuk ka bërë një deklarim.
Në 2016-ën, ai thotë se ka 3 apartamente në Itali të blera nga 200-250 mijë euro, mijëra euro në llogari bankare dhe 12 milionë lekë të vjetra cash. Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij shprehet se ka dy apartamente në Shqipëri dhe të dy deklarojnë disa kredi njëkohësisht.
Drejtori i Veliajt rezulton administrator dhe aksioner në dy biznese dhe pretendon të ardhura nga shitja e tyre për disa vite radhazi dhe në vitin 2018 thotë se ka shitur një apartament në Itali.
Të dyshimta në deklarimet e tij janë gjendjet në llogaritë bankare që rezultojnë herë me minus dhe herë me shuma të larta, shkruan CNA.
Me kalimin e viteve, Redi Molla është pasuruar dhe në deklarimin e fundit, atë të 2023-shit ai thotë se ka disa të ardhura të tjera, pa treguar burimin konkret të tyre.
Pasuria e Redi Mollës:
Viti 2016, deklarimi 1
Apartament me sipërfaqe 45 m2 në Itali, vlera 192.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.
Vend makine 15 m2 në Itali, vlera 22.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.
Apartament me sipërfaqe 145 m2 në Itali, vlera 252.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.
Apartament me sipërfaqe 145 m2 në Itali, vlera 252.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.
Administronte shoqërinë “MZM snc” në Itali që ndaloi aktivitetin në maj 2015, vlera 120.000 euro. Zotëronte 50%.
Llogari bankare, 784 euro.
Llogari bankare, 282,362 lekë.
Llogari bankare, 196,254 lekë.
Llogari bankare, 2,623 euro.
Gjendje cash, 1,200,000 lekë.
Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4.500 euro.
Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4.500 euro.
Të ardhura shitja 50% e aktivitetit “Eagle Bar” në maj të 2015-ës në Itali, shuma 60.000 euro.
Kredi për shtëpi e marrë në 31.10.2009, shuma totale 150,000,00 euro, detyrimi i mbetur 109,857,65 euro.
Kredi për shtëpi e marrë në 31.12.2008, shuma totale 100,000,00 euro, detyrimi i mbetur 86,400,48 euro.
Kredi konsumatore e marrë më 22.09.2021, shuma totale 20.000 euro, detyrimi i mbetur 17,124 euro.