Ka rritur me 50% taksën e banesës”/ Berisha denoncon një tjetër “vjedhje nga Veliaj

0
98

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi një tjetër abuzim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Bazuar në një denoncim referuar qytetarit dixhital, Berisha shkruan se kryebashkiaku socialist Erion Veliaj ka rritur me 50% taksën e banesës në Tiranë.

DENONCIMI I PLOTË NGA SALI BERISHA:

“Vjedhje tjetër e madhe që Lal vjedhësi u bën qytetarëve të Tiranës.

Ka rritur me 50% taksën e banesës.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje Dr. Berisha! Po ju informoj një vjedhje spektakolare që Lali Plehu po u bën qytetarëve të Tiranës nëpërmjet UKT, që nga hushti 2023.

Në faturën e UKT deri në korrik 2023, taksa mbi banesën ishte 357 lekë.

Që nga muaji gusht 2023 dhe sot kjo taksë është rritur në 528 lekë.

Pra 171 lekë në muaj më tepër për çdo kontratë familjare.

Kjo është një vjedhje monstruoze e familjeve të Tiranës nga kryehajduti i Tiranës.”, shkruan Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here