Meta me delegatët: Zëri i Durrësit do të gjëmojë fort !

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të zhvillojë një takim me delegatët vendor të Durrësit, në kuadër të Konventës Kombëtare të 27 prillit.

“Jam i bindur se zëri i Durrësit do të gjëmojë fort dhe do të dëgjohet anë e mbanë Shqipërisë dhe kudo ku janë durrsakët nëpër botë”, shprehet Meta në një video të bërë publike në rrjetet sociale.

Meta: Përshëndetje nga Durrësi, Ku sonte do të kemi një takim me delegatët vendorë të Konventës historike Kombëtare të 27 Prillit, që fillon në ora 10:00 me këngën “Për ty Atdhe”.

Jam i bindur se zëri i Durrësit do të gjëmojë fort dhe do të dëgjohet anë e mbanë Shqipërisë dhe kudo ku janë durrsakët nëpër botë.

Share it :