Aksident fatal në autostradën Tiranë-Elbasan, përplaset për vdèkjè i moshuari. Arrestohet shoferi i furgonit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 63-vjeçar, pasi gjatë drejtimit të mjetit në autostradën Tiranë-Elbasan, ka përplasur për vdekje një të moshuar.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasi R. K., 63 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në orën 20:40, në autostradën Tiranë-Elbasan, duke drejtuar një furgon tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar të moshës rreth 75-80 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

 

Po ashtu specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. D., 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”

 

 

 

Share it :