Aksident i rëndë në By-passin e Lushnjes, dy të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje ku janë përfshirë dy automjete. Të dy drejtuesit e tyre kanë përfunduar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjetet mësohet se janë fërkuar në tentativë për të parakaluar dhe për pasojë, drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka humbur kontrollon dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të përplasjes së fortë, një pjesë e hekurit të barrierës anësore ka përshkuar mjetin mes përmes.

Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për të dokumentuar rastin.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *