Investigimi i RAI 3/ Çollaku: Agaçi shërbeu si garant për dhurimin e një toke në pyllin e Sodës

0
114

Gazetari Basir Çollaku shpjegon se Engjëll Agaçi, i cili përmendet në reportazhin e publikuar nga RAI 3, ka shërbyer si garant për dhurimin e një toke në pyllin e Sodës nga një i akuzuar për trafik droge drejt një ish-drejtuesi italian të autoriteteve.

“Kam biseduar me gazetarin italian gjatë kohës që ishte në Shqipëri, Agaçi ka qenë një nga avokatët e rëndësishëm ën Itali, mund të mbrojë edhe trafikantë, kriminelë, etj. Puna është çfarë ndodh pasi ti e lë këtë detyrë, a mban lidhje me këta njerëz kur ke një detyrë tjetër. Siç theksoi edhe gazetari italian ish-shefi i Interpolit, Fabrizio Lizzit i është dhuruar një tokë në pyllin e Sodës prej 3 hektarësh ku do të bëhej një pikë e nisjes së skafeve. Toka ishte e dhuruar nga Artur Shehu, i akuzuar për trafik droge.

Ndërkohë që ishte edhe emri i tij, dyshimet e hetimit ishte se kishte të bënte me një zhvendosje emri për të mos dalë në kërkimet e Interpolit. Është bërë një hetim për këtë fondacion, drejtuesi i të cilit ishte Lizzi. Pra, prania dhe garanti njohës sic theksohet në reportazh ishte Engjëll Agaçi, njeriu që vinte nga bota e narkotrafikut. Ka ende materiale që nuk janë publikuar nga RAI3”, u shpreh ai në “Open” në News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here