Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PD për shqyrtimin me përparësi të anti-kushtetutshmërisë së ligjit të ri për Komisionet Hetimore.Gjykata njofton se në mbledhjen e datës 23.04.2024, ka vendosur që ta shqyrtojë çështjen me përparësi, duke caktuar seancën në datën 27 Maj 2024, ora 10.00.
Përsa i përket kërkesës për pezullimin e ligjit, është vendosur që për këtë të shqyrtohet në seancë plenare.