Gazeta e madhe italiane, ‘La Repubblica’, e cila kishte raportuar e para për një telefonatë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama me drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, nxjerr sërish zbuluar mashtrimin e Ramës.
Në një shkrim sot, gazeta konfirmon telefonatën, madje thekson se edhe vetë Edi Rama e pranoi të martën se ka pasur një telefonatë mes tij dhe drejtorit të RAI-t.
“Një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj drejtorit të RAI-t, Paolo Corsini. Një telefonatë e vetme: kreu i një qeverie të huaj telefonon menaxherin e programeve të televizionit publik italian. Një bisedë e cilësuar nga kryeministri shqiptar si “e përzemërt” me drejtorin e segmentit informativ të televizionit shtetëror, për të kërkuar hapësirë për një përgjigje pas episodit të Report që u transmetua të dielën e kaluar dhe që vendos në epiqendër marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë,” shkruan gazeta sot.









