Paloka: ‘Rai3’ i tregoi Melonit se ka bërë marrëveshje me një qeveri mafioze

0
68

Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha se objekti i emisionit në ‘RAI3’, ishte fakti se kemi të bëjmë me një marrëveshje për emigrantët mes Qeverisë italiane dhe Edi Ramës.

“Ata i kanë thënë Melonit jo se është e korruptuar, por i kanë thënë ke bërë marrëveshje me një Qeveri mafioze, se në fund të ditës Olsi Rama nuk është vëllai i Melonit, as Engjell Agaçi nuk është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave”, tha Paloka per Syri tv.

Ai u shpreh se natyrisht që gazetarët italianë mund të kenë synim të godasin Melonin, por kanë përdorur të zezat e Edi Ramës, i kanë treguar se ja çfarë shoku ke, me kë bën marrëveshje.

Paloka tha se lidhjet e Qeverisë me krimin dhe çdo e zezë, madje edhe skandale të niveleve ‘5D’ që është kulmi i arrogancës, apo që Olsi Rama rezulton i lidhur me laboratorë të drogës, janë kthyer në diçka normale dhe kjo është për të ardhur keq që qytetarët nuk reagojnë.

“Reagim nga Qeveria është e kot të presësh, ata janë të zhytur dhe është e kotë të presësh reagim prej tyre. Këto reagimet e drejtësisë, mendoj se është një dëm që po i bëhet shqiptarëve, përsa kohë kemi një drejtësi me regji, dhe regjinë e kanë në dorë fatkeqësisht Edi Rama. Edhe këta që arrestohen nisin për korrupsion dhe vjedhje dhe përfundojnë me shpërdorim detyre a thua se kanë thyer pllakat e banjës”, tha Paloka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here