Rrëshqitje dherash në Tepelenë, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin ditët e fundit ka shkaktuar problematika në disa zona. Së fundmi raportohet se reshjet kanë shkaktuar rrëshqitje dherash tek vendi i njohur si “Shkalla e Zezë” në Tepelenë.

Si pasojë, është bllokuar njëri krah i rrugës, duke shkaktuar vëshitrësi në qarkullimin e mjeteve.

Mësohet se Autoriteti Rrugor ka ndërhyrë për pastrimin e rrugës, por rreziku mbetet evident për shkak të rrezikshmërisë që paraqet shpati i malit ku kalon rruga.

Share it :