(VIDEO) Veliaj inskenon veten si shpëtimtar dhe i kërkon admnisitratës t’i shpërndajë VIDEO-n

0
108

Pas arrestimit të drejtorëve të tij për aferën “5D” dhe protestave para Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në vështirësi.

Kjo kuptohet lehtësisht nga mënyra se si ai po përpiqet me çdo formë, nganjëherë dhe me situata tragjik-komike për të bërë show dhe për ta paraqitur veten si njeri i mirë dhe jo i korruptuar para publikut, ndryshe nga se çfarë mund të jetë në të vërtetë.

Së fundmi, ai ndodhej në Gjermani për të marrë pjesë në Panairin e Industrisë në Hanover, teksa nuk e ka kursyer rastin për të inskenuar një video qesharake dhe për t’ua shpërndarë mediave të tij në Tiranë.

Në video shfaqet Erion Veliaj duke i dhënë ndihmë një qytetareje, që nga gjuha e komunikimit duket shqiptare. Sipas përshkrimit të videos, zonjës i ka rënë të fikët dhe ishte ndërhyrja e Erion Veliajt që e ka sjellë në vete. Ndoshta, situatën do e bënte më reale, po ta përshkruante video-n sikur zonja është rrëzuar, pasi ajo vetëm në gjendje të fikti nuk shfaqet në video.

Inskenimi qesharak, duket se tradhtohet nga bashkëpunëtori i tij Admir Abrija, që nuk i reziston dot objektivit të operatorit  që po filmonte gjithçka. Skena bëhet edhe më komike, pasi Veliaj dhe Abrija shihen edhe duke qeshur me zonjën.

Ndërkohë, mediat e tij në Tiranë e bëjnë situatën komike edhe me pretendimin se video është filmuar rastësisht nga qytetarët në aeroport dhe madje kanë qenë këta të fundit që e paskan shpërndarë në redaksitë e mediave të Veliajt në Tiranë.

Komentuesit në rrjetet sociale e kanë demaskuar këtë estradë për pastrimin e figurës së Veliajt, pasi njëri prej tyre thotë se ata ishin të gjithë aty së bashku. “Sa të neveritshëm që jeni”, shkruan ai.

Ndërkohë, administrata është urdhëruar që ta pëlqejë, ta komentojë dhe ta shpërndajë videon e shpërndara në faqet e mediave të Veliajt në Tiranë. Në rrjetet sociale është shpërndarë me “screen shot” mesazhin e personit “Dorian Korbeci’ që ia kërkon këtë gjë administratës në një grup në Whats App.

Duket se dhe patronazhistët e kanë zbatuar urdhrin dhe për të mos u lodhur gjatë kanë komentuar vetëm me emoji.

Më poshtë, keni video-n, përshkrimin në media, mesazhin për administratë dhe komentet e patronazhistëve të Veliajt:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here