Gazetari Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke folur në lidhje me investigimin e RAI-3 për Edi Ramën, Olsi Ramën, është shprehur se, SPAK duhet të nisë hetimet për lidhjet mes gjeneralit italian Fabrizio Lisi-Engjëll Agaçit dhe Artur Shehut, të dënuar për trafik.
Sipas Burimit, reagimi i sotëm i Gazment Bardhit është zgjimi i tij në lidhje me besimin që ai kishte ndaj SPAK.
‘McGonigali italian është gjenerali, Fabrizio Lisi, që sipas reportazhit dhe një rrjeti investigativ, i kanë hyrë me rrënjë lidhjeve mes Lisit-Agaçit dhe Artur Shehut, dhe popullit të Zvërnecit, ku nga Artur Shehu janë zaptuar toka, njëra prej të cilave i është dhënë kreut të interpolit italian në Shqipëri, që vinte të na mbronte ne nga mafia dhe vinte e merrte toka në Shqipëri, nga mafia shqiptare dhe nuk e mohon.
Çfarë bën SPAK?
Kjo ka shumë më tepër rëndësi. Imagjinoni të ndodhë në Francë, apo perëndim ky skandal, që një gjeneral që vjen për të të mbrojtura nga mafia, merr tokë nga mafia dhe thotë nuk e dija.
Çfarë bën SPAK?
Prandaj është zgjimi sot i Bardhit. Bardhi ta kuptojë me në fund se në këtë vend nuk ka drejtësi për aq kohë sa ka interesa të pleksura me politikën amerikane. Nuk ka faj SPAK, nuk ka faj Dumani.
Problemin sot e kemi tek kjo administratë amerikane që mbron Edi Ramën.
Të gjithë në perëndim e dinë se kush është Edi Rama, francezët, gjermanët, italianët, amerikanët.
Por problemi i një mafia në Shqipëri është i vogël, në lidhje me interesin që të mos ketë gjurulldi në Ballkan’, tha Genc Burimi në SYRI TV.