Kur Lavrovi sulmonte median RAI 3 me gjuhën e Ramës

Drejtuesi i programit televiziv italian Report në RAI 3, Sigfrido Ranucc, deklaroi mbrëmë në intervistën ekskluzive në SYRI TV se vetëm Edi Rama dhe Sergei Lavrov i Rusisë ishin ankuar për investigimet e tyre.

 

Në vitin 2022, Lavrov do të reagonte ndaj një investigimi të bërë nga gazetarët italianë, duke thënë se i ngjante një filmi italian alla-Bond.

Në mënyrë të ngjashme, edhe kryeministri Edi Rama tha se akuzat që janë bërë nga programi italian i ngjajnë një filmi të Fellini-t.

Por përse reagoi Kremlini në atë kohë? Shkak u bë një investigim i gazetarëve italianë që zbuloi se misioni shëndetësor rus në kohën e koronavirusit, pra në mars të vitit 2020, kishte vjedhur informacione sekrete për vurusn.

 

 

Share it :