“SPAK i zgjidhi sot hallin Ramës”, Koka: Ja si doli zbuluar

0
89

Gazetari Bledian Koka ka komentuar skandalin e fundit të qeverisë pasqyruar në ‘RAI3’ dhe hallin e Ramës për të përgënjeshtuar gjithçka.

Koka shprehet se SPAK ka dalë zbuluar duke bërë një deklaratë që se kërkoi askush. Ai shton se SPAK ka bërë sot vetëm zëdhënësin e një halli të Ramës në mënyrë që ai të përgenjështrojë gazetarin italian.

“Zoti Bardhi thotë që SPAK  nuk ka bërë padi, ndërkohë që Bardhi nuk thotë asnjëherë që “unë kam, bërë padi”, por i ka kërkuar SPAK të nisë hetimin mbi bazën e fakteve që SPAK i ka aty.

Bardhi nuk ka bërë padi në SPAK sepse që të bësh padi në SPAK duhet të kesh fakte dhe prova shtesë për një çështje. Por ai i ka thënë SPAK që Olsi Rama udhëtonte me të njëjtën makinë me ata që njiheshin si krerët e bandës se Xibrakës, përpos kësaj Bardhi i referohej dhe një tjeter fakti, që është në fashikujt e një tjetër dosjeje të hetuar më herët nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, që ndodhet në arkivat e SPAK.

Dhe Bardhi i thotë SPAK, që këto të dhëna i keni aty dhe i sygjeron të nisin hetimet mbi bazën e të gjithë funksionit që ka për të nxjerrë një element që nuk është zbardhur më parë.

Që njeriu i paidentifikuar deri tani, me të dhënat 45 vjeç, etj ejt…në fakt thotë Bardhi që është Olsi Rama.

Dhe kjo nuk është padi. 

Bardhi i ka kërkuar SPAK: Hetoni dosjen që keni aty dhe që keni pezulluar.

Dhë këtu SPAK del zbuluar, se e para ka bërë një deklaratë që askush s’ja kish kërkuar, por ama fakti që krejt papritur kur në REPORT ngrihen pretendimet e saj që ne kemi trajtuar dhe thotë Bardhi, SPAK në vend që të bëjë detyrën e vet, sot ka bërë vetëm zëdhënësin e një halli të Ramës, sepse halli i vetëm i tij ishte për të përgenjështruar gazetarin.”– thotë Koka ne Task Force në Syri Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here