SPAK rrëzoi Olsi Ramën për “Xibrakën”/ Gjokutaj: Kjo tregon se akuzat janë të vërteta

0
74

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar pasditen e sotme rrëzimin nga SPAK të padisë së Olsi Ramës për Gazmend Bardhin, ku e akuzonte për shpifje në lidhje me akuzat që e implikojnë atë si të përfshirë në dosjen “Xibraka”.

I ftuar në Syri Tv, Gjokutaj tha se refuzimi i SPAK nënkupton se në ato akuza ka disa të vërteta që duhen hetuar dhe zbardhur deri në fund.

Gjokutaj: “Xibraka është hetuar gjykuar dhe dënuar personat, që në fillim ky rast i implikimit ose jo i vëllait të Ramës ishte prezente në media dhe është diskutuar gjatë. SPAK duhet të rishikojë çështjen dhe nëse ka prova të reja nga ati që janë shqyrtuar në gjykim dhe nuk e di si është vepruar procedurialisht nëse ndaj tij ka pasur regjistrim dhe pushim të çështjes.

Ajo që unë di sot është se SPAK nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Rmës ndaj Bardhit. Kallëzimi për shpifje nga Olsi Rama u drejtua ndaj Bardhit dhe SPAK nuk e ka parë të arsyeshme që të ngrihet ky kallëzim.

Është bërë modë që me një kallëzim në SPAK menjëherë në media proklamohet si prezumim të pafajësisë.  Pas këtij mos fillimi të çështjes nga SPAK në këtë drejtim ndaj Bardhit dhe ato akuza që kërkohen të rrëzohen poshtë nga Olsi Rama mesa duket janë të vërteta.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here