Gjykata Kushtetuese pranoi padinë e PD për profesionet e lira, Tabaku: Ja dy elementet që cënojnë sigurinë juridike 

Në kryesinë e Kuvendit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe Emilia Koliqi kanë mbledhur rreth 50 profesionistë të lirë nga grupet e ndryshme të interesit për të diskutuar mbi paditë e dërguara në Gjykatë Kushtetuese për Tatimin ndaj Profesionistëve të Lirë.

 

Deputetja demokrate e shoqëruar nga kolegia e saj Koliqi u shpreh se “Jemi përpjekur që mos ta trajtojmë si një çështje populiste sepse jemi të gjithë profesionistë, të arsimuar mjaftueshëm që të kuptojmë që s’ka shtet pa taksa dhe askush nga ju nuk po kërkon një gjë të tillë. Por ne po kërkojmë që kjo taksë që është vendosur në shkelje dhe në cënim të Kushtetutës të paktën të dy elementëve të cilët këshilltarët e grupit parlamentar i kanë elaboruar dhe i kanë analizuar në detaje që kanë cënuar sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit. Këto duhet të merren parasysh nga Gjykata Kushtetuese për t’i riparë për të vendosur në mënyrë të logjikshme se si do të procedohet.”.

Në takim zonja Tabaku u shpreh se Gjykata Kushtetuese e ka kaluar në fazën e Dhomës së Këshillimit ku deri në 21 maj do të dorëzohet me shkrim parashtrimet për mendimet, opinionet, problematikat lidhur me zbatimin e ligjit përsa i takon tatimit të Profesioneve të Lira.

“Dje morëm një lajm të mirë që Gjykata Kushtetuese e ka kaluar fazën e Dhomës së Këshillimit, padia është pranuar dhe deri më 21 Maj do të dorëzojmë me shkrim parashtrimet për mendimet, opinionet, problematikat lidhur me zbatimin e ligjit përsa i përket tatimit të Profesioneve të Lira. Në këto vite unë, znj. Koliqi, por edhe kolegë të tjerë të grupit parlamentar të PD-së, kemi folur për shumë çështje për taksat, sistemin tatimor por nuk ka pasur asnjë çështje për të cilën mua më kanë kontaktuar kaq shumë dhe nuk kam folur asnjëherë me kaq shumë juristë përsa i përket tatimit.

Jemi përpjekur që mos ta trajtojmë si një çështje populiste sepse jemi të gjithë profesionistë, të arsimuar mjaftueshëm që të kuptojmë që s’ka shtet pa taksa dhe askush nga ju nuk po kërkon një gjë të tillë. Por ne po kërkojmë që kjo taksë që është vendosur në shkelje dhe në cënim të Kushtetutës të paktën të dy elementëve të cilët këshilltarët e grupit parlamentar i kanë elaboruar dhe i kanë analizuar në detaje që kanë cënuar sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit. Këto duhet të merren parasysh nga Gjykata Kushtetuese për t’i riparë për të vendosur në mënyrë të logjikshme se si do të procedohet.

 

 

Share it :