“Kupola e Bashkisë, e lidhur me inceneratorin dhe 5D-në!”/ Ola Xama për aferën e “dherave”: Dëm ndaj shtetit

0
66

Ola Xama, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për aferën e depozitimit të dherave te inceneratori i Tiranës, një skemë që sipas gazetares ka sjellë dëme për shtetin.

Xama foli edhe për paratë që ka marrë kompania e Klodian Zotos, të cilat jamë çuar jashtë vendit dhe sot kompania rezulton me borxhe në tatime dhe me kredi të pashlyera në banka.

“Nga bilanci që kemi parë, një pjesë e mirë e të ardhurave kanë shkuar te kompania ITS e Klodian Zotos dhe janë shkarkuar jashtë. Kompania është me 4.2 milionë euro detyrime tatimore dhe me dy kredi, 5.8 milionë euro dhe 4 milionë euro. Këto na kanë lënë sot pronarët e inceneratorit. Çfarë kanë patur kanë vajtur jashtë. Se ku kanë shkuar, duhet ta gjejë SPAK-u.

Por, ajo që është e rëndësishme për dherat, këto të ardhura, nund të ishin ndarë përgjysëm me shtetin. Këto para që kanë marrë pronarët e inceneratorëve janë të publikut. Siç kanë dalë disa emaile, me Arlis Ndërtim, që përjashtohet nga tarifa e dherave.

E zëmë se paratë i arkëton, të ardhurat nga Arlis Ndërtim, do të shkonin tatim për shtetin. Pse nuk ndodh? Sepse ka vendosur një padishah në Bashki. Këtë Arlis Ndërtim e shohim që bën edhe punimet për hotelin në Dhërmi me pronar të dyshuar Redi Mollën. Shohim këto favorizime.

Kupola dhe drejtuesit e Bashkisë janë të lidhur me incenerratorit dhe me 5D”, tha ndër të tjera Xama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here