Belind Këlliçi, në fjalën e tij për gazetarin Osman Stafa nga protesta para Bashkisë Tiranë e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita, në lidhje me dosjen “5D”, u shpreh se nuk do të tërhiqen nga aksioni.
Ai shtoi se ata që fusin duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi, pak rëndësi ka se kush janë ata.
Nuk do të ndalemi në aksionin tonë.
Kërkojmë audit ndërkombëtar të paanshëm që qytetarët të ketë të dhënat për buxhetin e bashkisë së Tiranës. 2-3 miliardë euro të menaxhuara nga Veliaj dhe qytetarët duhet të dinë se ku kanë shkuar taksat be tyre.
Ata që fusin duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi, pak rëndësi ka se kush janë ata”, ka deklaruar ai.