Berisha: Rama, ky antishqiptar, mendon se do zhdukë opozitën me mercenarë si Dumani!

0
79

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar tjha se, opozita nuk vdes kurrë. Berisha tha se, Edi Rama, ky antishqiptar mendon se do zhdukë opozitën me mercenarë si Dumani!

“T’u themi shqiptarëve se ne po luftojmë kundër varfërisë tënde, kundër vjedhjes tënde nga këta qeveritarë, kundër poshtërimit tënd, kundër zbimit tënd nga vendi i fëmijëve të tu.

Bashkohu me ne se ne këtë betejë do e fitojmë.

Se nuk ka forcë, se idealet tona janë më të forta se çdo blind, se çdo barrikadë, se çdo mur, se çdo derë, se çdo gjë.

Edi Rama, ky antishqiptar, ky hajdut i papërmbajtur, ky kriminel i shpifur mendon se do zhdukë opozitën me mercenarë, horra si Dumanë e kompani.

Miqtë e mi, do mjerohen ata që përballen me opozitën.

Opozita është morali i kombit.

Opozita është dinjiteti i kombit.

Opozita është sovraniteti i kombit.

Opozita në këtë vend nuk vdes kurrë pa u shuar fara jonë.

Miqtë e mi, qytetarë dhe qytetare, ndaluni për një moment, shikoni me kë përballemi.

Përballemi me Edi Ramën, njeriun që ka larguar në 10 vite një të tretën e shqiptarëve nga Shqipëria.

Njeriun që e shndërroi kryeqytetin e shqiptarëve në Beogradin e dytë për Kosovën.

Njeriun, i cili me firmë vjedh qindra e qindra milionë parë në buxhet dhe prona publike.

Njeriu që me mercenarë arreston opozitën.

Njeriun që drejton trafikun e drogës me vëllain e tij.

Njeriun, që mban sekretar të përgjithshëm një mafioz të shpifur sepse është vetë më mafioz”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here