Është mbyllur Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë.
Në mbyllje, Meta ftoi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët, t’i bashkohen marshimit në orën 20:00 drejt “Rrugës së Shpresës” ose siç ai e quajti “Bulevardi i Shpresës”.
Meta do t’i bashkohet tubimit poshtë banesës së liderit të opozitës, Sali Berisha.
“Siç e shikoni kjo konventë nuk u mbyll asnjëherë për publikun. Kush donte të fliste foli, kush donte të kandidonte kandidoi. Meqë Këlliçi dhe Balliu na nderuan, ne iu kthejmë vizitën në orën 8 te “Bulevardi i Shpresës”. Ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të na bashkohen te “Bulevardi i Shpresës”. Përshëndes të gjithë simpatizantët tane që nga halli janë larguar nga vendi”, deklaroi Meta.









