Mediat belge: Kryeministri Edi Rama në dosjen “Shqiponja e Zezë” të trafikantëve të d*ogës

Emri i kryeministrit Edi Rama është përmendur në dosjen e famshme “Shqiponja e Zezë” në të cilën rreth 40 persona akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Siç shkruajnë mediat belge, i pandehuri Arben I., ka shërbyer si ndërmjetësues mes kushëririt të tij Alfredo H., i cili është një nga dy drejtuesit e organizatës famoze.

Roli i tij ka shërbyer për të ndërmjetësuar mes Alfredos dhe investitorëve në Shqipëri, me qëllim pastrimin e parave të pista. Kjo e fundit sipas mediave belge, bëhej me mbështetjen e politikanëve të lartë, ku përmendet edhe emri i Ramës.

“Më 18 prill, prokurorja kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama”, thuhet në artikull.

Share it :