Ilir Meta, teksa po shkonte drejt shtëpisë së Sali Berishës, ku ish-kryeministri është në arrest shtëpie, e cilësoi Bashën si një faqezi, ndërsa Ramën si të pashpresë.
“Ata kujtojnë se kanë izoluar Berishën, por ata e kanë ndihmuar që të jetë më afër shqiptarëve, të jetë më afër qiellit dhe më afër Zotit. Edi Rama është i pashpresë dhe ndryshimi do të vijë.
Shqiptarët kanë kuptuar shumë mirë se çfarë po ndodh. Për Bashën, dihet se shtatë herë shtatë bëjnë 42, llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë aq faqezi. Besoj se Bardhi është një opozitar i vërtetë.”– tha Meta