Janë miratuar propozimet në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Një prej tyre ka qenë edhe propozimi i deputetes Monika Kryemadhi, që lidhet me buxhetimin e grave, por me disa ndryshime në përqindjen e buxhetimit.
Ndërkohë, u rrëzua propozimi i saj për konfliktin interesit.
Po ashtu, u votuan propozimet e Metës për ndryshime në Statut, ndër të cilat edhe për t’i dhënë fund sipas tij nepotizmit, duke mos lejuar mbajtjen e posteve në strukturat drejtuese, të personave nga e njëjta familje.
Në Konventë, Meta shpalli edhe 5 prioritetet për një Shqipëri me 4 milionë shqiptarë.









